Bilall Kasami uron vitin 2023

December 31, 2022
min lexim

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, duke uruar qytetarët për Vitin e Ri 2023, ka përmendur edhe situatën aktuale politike në vend, me theks të vecantë, sfidat me ndryshimet kushtetuese.

Kasami e thotë pa hamendje në këtë urim fundviti se ndryshimet kushtetuese do të kenë votën e tyre, vetëm nëse në kushtetutë largohet termi 20%, dhe të zëvendësohet me Gjuhën Shqipe si gjuhë zyrtare.

Më poshtë urimi i plotë i kreut të Lëvizjes Besa;

Viti 2022 ishte vit i vështirë dhe me shumë sfida, duke filluar nga kriza ekonomike, energjetike, trazirat në Ballkanin Perëndimor e deri tek lufta në Ukrainë, gjegjësisht agresioni rus mbi këtë shtet sovran.

Ky kontekst i vështirë dhe me shumë probleme edhe brenda Maqedonisë së Veriut, ka dimensionuar edhe veprimin politik të Lëvizjes Besa. Pikërisht, në kuadër të këtyre dinamikave politike, ekonomike dhe sociale, Lëvizja Besa është angazhuar në çdo moment për të mirën e qytetarëve të vendit dhe në veçanti për kërkesat e popullit shqiptar.

Në çdo moment kemi përcjellë punën e qeverisë dhe kemi reaguar dhe reflektuar politikisht mbi të gjitha dështimet e saj në të gjitha nivelet. Përgjatë gjithë këtyre sfidave qeveria ka dështuar në të gjitha drejtimet, duke mos përmbushur asnjë premtim të dhënë. Për arsye që dihen kjo qeveri nuk është legjitime dhe nuk ka legjitimitetin të udhëheq me vendin. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është edhe një dëshmi për dështimin e qeverisë, e cila jo vetëm që nuk e luftoi krimin dhe korrupsionin, por përkundrazi e motivoi politikisht duke zgjedhur figurat më të dështuara në vendet kyçe të drejtësisë për të cilën gjë flasin edhe organizatat ndërkombëtare të cilat e rendisin Maqedoninë e Veriut në mesin e shteteve me shkallën më të lartë të korrupsionit.

Rruga jonë është e qartë, Lëvizja BESA edhe në të kaluarën ka mbështetur procesin integrues të vendit në strukturat euroatlantike, por edhe tani ne mbajmë qëndrim perëndimor duke mbajtur llogari edhe për të drejtat e shqiptarëve. Shqiptarët nuk janë pakicë në vend, por janë komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut.

Shumë të respektuar qytetarë,

Me vizionin dhe politikat tona qeverisëse kemi arritur që për një vit Tetovën ta bëjmë një qytet të sigurt, të zhvilluar dhe të barabartë për të gjithë, pa dallime etnike, fetare apo partiake. E kemi transformuar Tetovën në një qytet me infrastrukturë moderne duke i përmbushur të gjitha standardet e nevojshme për një jetë sa më cilësore. Këtë vizion politik qeverisjeje, këtë angazhim të vendosur për të mirën e të gjithëve, ne duam ta shtrijmë në çdo qytet, fshat apo lagje shqiptare.

Tetova dhe Zhelina janë shembulli sesi punojmë dhe qeverisim ne.

Të dashur qytetarë,

Më lejoni që nga zemra t’ua uroj festën e Vitit të Ri. Viti 2023 qoftë një vit i mbarë për të gjithë, një vit që do të sjellë shëndet dhe lumturi në familjet Tuaja,

Gëzuar!

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si lindi legjenda për Babadimrin

Story i radhës

Autoritetet e Ishujve Bahame kanë konfiskuar 3.5 miliardë dollarë kriptomonedha nga FTX

Të fundit nga

Milani fiton në Bratisllavë 

Milani ka marrë pikë të plota në Bratisllavë.  “Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Sllovanit. Për Mlanin shënuan Pulisic (21′), Leao (68′) e Abraham (71′) dhe për vendasit Barseghyan (24′) e
ShkoLartë