bilall kasami uron shba ne per 4 korrikun miqesia jone vazhdon te forcohet 6a458fa0c1bc4

Bilall Kasami uron SHBA-në për 4 Korrikun: Miqësia jonë vazhdon të forcohet

July 2, 2026
1 minut lexim

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së shtetit amerikan. Ai theksoi se miqësia mes dy popujve vazhdon të kultivohet dhe të zhvillohet mbi vlerat e përbashkëta.

“I nderuar të marr pjesë në pritjen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në vendin tonë, me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së shtetit amerikan.

Miqësia shekullore e popullit amerikan me popullin dhe shtetin tonë vazhdon të kultivohet dhe zhvillohet, gjithmonë pranë njëri-tjetrit.

Ndajmë vizion të përbashkët për të ardhmen e rajonit, për vlerat dhe liritë mbi të cilat ndërtohet shoqëria jonë.

Urime 4 Korrikun, Amerikë!”, ka shkruar Kasami.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

aktorja e njohur franceze denohet per evazion fiskal gjykata ul ndjeshem denimin 6a458cfe33b14
Lajmi i mëparshëm

Aktorja e njohur franceze dënohet për evazion fiskal, Gjykata ul ndjeshëm dënimin!

vlen mbledh ne takim ministrat e ri shasivari ferati e sulejmani do drejtojne me tre ministrite e reja 6a4590ef3021f
Lajmi i radhës

VLEN mbledh në takim ministrat e ri: Shasivari, Ferati e Sulejmani do drejtojnë me tre ministritë e reja

Të fundit nga

ShkoLartë