vlen mbledh ne takim ministrat e ri shasivari ferati e sulejmani do drejtojne me tre ministrite e reja 6a4590ef3021f

VLEN mbledh në takim ministrat e ri: Shasivari, Ferati e Sulejmani do drejtojnë me tre ministritë e reja

July 2, 2026
1 minut lexim
IMG 8353
Screenshot

Pas mbledhjes së presidencës së VLEN-it të mbajtur sonte është marrë vendim që përfaqësuesit e saj në Qeveri të jenë figura që sjellin energji të re, përgjegjësi dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve.

Kështu, për postin e ministrit të Drejtësisë propozohet, profesori universitar Jeton Shasivari, ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive propozohet Agon Ferati, ndërsa për ministër të Kulturës dhe Turizmit propozohet Sedat Sulejmani.

Në përbërjen e re qeveritare vazhdojnë të ushtrojnë detyrën Bekim Sali si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Besar Durmishi si ministër i Ekonomisë dhe Punës, si dhe Muhamet Hoxha si ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“VLEN vazhdon me vendosmëri rrugën e ndryshimit, duke sjellë energji të re, kuadro profesionale dhe një qasje të përgjegjshme në qeverisje.

Me këtë ekip, VLEN rikonfirmon përkushtimin për reforma, zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz të interesave të qytetarëve”, thone nga VLEN.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bilall kasami uron shba ne per 4 korrikun miqesia jone vazhdon te forcohet 6a458fa0c1bc4
Lajmi i mëparshëm

Bilall Kasami uron SHBA-në për 4 Korrikun: Miqësia jonë vazhdon të forcohet

Të fundit nga

ShkoLartë