bilall kasami uron kosoven per qeverine e re dhe rizgjedhjen e albin kurtit 698da662e5286

Bilall Kasami uron Kosovën për Qeverinë e re dhe rizgjedhjen e Albin Kurtit

February 12, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë së re, si dhe mikun e tij Albin Kurti për rizgjedhjen në postin e kryeministrit.

Përmes një mesazhi publik, Kasami ka shprehur urimet e tij edhe për Albulena Haxhiun, e cila është zgjedhur kryeparlamentare e re e Republikës së Kosovës.

Ai i ka dëshiruar Qeverisë Kurti 3 dhe Kuvendit të ri punë të mbarë dhe suksese në shërbim të Kosovës, duke theksuar pritshmëritë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer në nivel institucional dhe ndërshtetëror.

Sipas Kasamit, dy vendet, të lidhura vëllazërisht mes vete, do të vazhdojnë të ecin bashkë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, si dhe në realizimin e nismave rajonale dhe projekteve të përbashkëta.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

BAJRAM BEGAJ
Lajmi i mëparshëm

Begaj vizitë zyrtare në Shkup, takim me liderët e partive parlamentare shqiptare

izraeli i bashkohet keshillit te paqes te trumpit 698da6c67e982
Lajmi i radhës

Izraeli i bashkohet “Këshillit të Paqes” të Trumpit

Të fundit nga

​Mbrëmje spektakli në Ligën e Kampionëve

Mbrëmja e sotme sjell emocione të mëdha në fazën e 1/8 së finales së UEFA Champions League, ku katër përballje shumë interesante pritet të përcaktojnë rrjedhën e dueleve që luhen me sistemin
ShkoLartë