Bilall Kasami njoftoi se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje nuk mund të merrte pjesë në takimin me diasporën në Berlin, pasi siç tha manovrat që po i bën Serbia në kufi me Kosovën, e pamundësuan ardhjen e Kurtit, transmeton TV21.
Ai tutje shtoi se, ardhja e Albin Kurtit u pamundësua por jo edhe ardhja e Albulena Haxhiut.
“Për zhvillimet që ndodhin, manovrat më të mëdha që po i bën Serbia në kufi me Kosovën, ia pamundësuan Albinit të Vetëvendosjes që të jetë këtu por nuk ia pamundësuan Albulenës së Vetëvendosjes”, tha Kasami.
Burimi: tv21