bilall kasami mirepret zyrtaren e be se sigrid brettel projekti i rruges se butiqeve solli perfitime konkrete per qytetaret dhe bizneset 67ed8378a2045

Bilall Kasami mirëpret zyrtaren e BE-së, Sigrid Brettel: Projekti i Rrugës së Butiqeve solli përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset

April 2, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mirëpriti në një takim zyrtar shefen e Sektorit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Evropian, znj. Sigrid Brettel. Takimi u fokusua në ndikimin pozitiv të projektit të Rrugës së Butiqeve, i cili tashmë ka sjellë përmirësime të ndjeshme në jetën e përditshme të banorëve dhe zhvillimin e bizneseve në zonë.

Kasami theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Delegacionin Evropian, duke e cilësuar atë si një dëshmi të qartë të përkushtimit institucional për përmirësimin e infrastrukturës urbane.

“Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi më të mirë për qytetarët tanë. Mbështetja e vazhdueshme nga Bashkimi Evropian është thelbësore për avancimin e Tetovës drejt standardeve evropiane,” u shpreh Kasami.

Takimi u vlerësua si një hap i mëtejshëm drejt thellimit të bashkëpunimit për projekte të reja zhvillimore në të ardhmen, me qëllim krijimin e një qyteti më modern dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët.

Kasami 2 Kasami 3

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kompania xai e elon musk blen rrjetin social
Story i mëparshëm

Kompania xAI e Elon Musk “blen” rrjetin social X

taravari mbledh kryesine qendrore te ash se ne tetove 67ed83b78974d
Story i radhës

Taravari mbledh kryesinë qendrore të ASH-së në Tetovë

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e martë 8 prill 2025

Dashi Dita e sotme do jete e veçante dhe sensuale për te gjithë ata qe janë ne çift. Do jeni shume entuziaste dhe impulsive. Do hiqni dore nga çdo gjë sot për

A po shkon bota në recesion?

Tarifat e presidentit të SHBA, Donald Trump kanë ndezur zjarre në tregjet globale të aksioneve, por a do të thotë kjo se po shkojmë drejt një recesioni? Gjëja e parë që duhet
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë