bilall kasami merr pjese ne shenimin e 23 prillit dita e femijeve 6807e1a16a031

Bilall Kasami merr pjesë në shënimin e 23 Prillit – Dita e Fëmijëve

April 22, 2025
1 minut lexim

Shkup, 22 prill – Kënaqësi që sonte të marr pjesë në shënimin e 23 Prillit – Dita e Fëmijëve. Kjo nuk është vetëm një ditë për të festuar fëmijët tanë, por për të reflektuar mbi botën që po ndërtojmë për ta.

Fëmijët nuk janë vetëm e nesërmja – janë edhe e sotmja që flet me zë të butë, por edhe me të vërtetën më supreme. Sa më shumë që u ofrojmë dashuri, edukim, siguri dhe frymëzim – aq më shumë rritemi të gjithë bashkë, si qytet, si shoqëri, si komb. Në këtë ditë të bukur pranverore, ndërsa shikojmë buzëqeshjet e fëmijëve tanë që luajnë, mësojnë dhe ëndërrojnë, ne angazhohemi publikisht që Tetova të jetë një qytet ku fëmijët të ndihen të mbrojtur, të barabartë, dhe të lirë.

Gëzuar Ditën e Fëmijëve – festën e dritës që nuk shuhet kurrë! Zoti i bekoftë fëmijët tanë! Zoti e bekoftë Tetovën që rrit me dashuri brezat e saj të rinj.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

nga neser ulen temperaturat reshje dhe bresher lokal gjate fundjaves 6807e19ee1093
Story i mëparshëm

Nga nesër ulen temperaturat – Reshje dhe breshër lokal gjatë fundjavës

ps ruan kuotat lami partite e reja marrin vota nga koshi i partise demokratike 6807e703a1092
Story i radhës

“PS ruan kuotat”, Lami: Partitë e reja marrin vota nga “koshi” i Partisë Demokratike

Të fundit nga

​Ferrari 296 Speciale me 880 kuaj fuqi

Ferrari 296 GTB, modeli më i përballueshëm nga marka italiane e veturave ekzotike, ka marrë një version edhe më të fuqishëm. Italianët kanë prezantuar zyrtarisht modelin e ri 296 Speciale, një version
ShkoLartë