Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka thënë se sot u votua për vazhdimin e zhvillimit të Tetovës, për projekte si dhe për qëndrimin e rinisë në qytetin e Tetovës. Ai tha se ky rezultat është ndërtuar ditë për ditë.
“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe përpos fitores. Besa fitoi në koalicion me tetovarët dhe ato janë fitues. Ju premtoj dhe jap besën se Bilall Kasami do të sakrifikojë për një Tetovë më të zhvilluar për krejt”, tha Kasami.
Ai tha se 1000 diferenca është dhe me këshilltarë dallimi është një por mund të shkojë edhe në dy.
Kasami tha se kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe se shqiptarët të kenë një përfaqësues të denjë edhe në pushtetin qendror.