Bikov: Nëse Petkov ka vendosur ta ndryshojë qëndrimin ndaj Maqedonisë së Veriut, le ta thotë publikisht

April 13, 2022
min lexim

Në Bullgari ka konsensus të plotë për çështjen e Maqedonisë së Veriut, por nëse dikush vendos të ndryshojë qëndrimin e shtetit, le ta thotë publikisht, jo pas shpinës së qytetarëve, tha sot zëvendëskoordinatori i Grupit Parlamentar partia Qytetarët për Zhvillim Evropian të Bullgarisë (GERB), Toma Bikov.

Bikov pretendon se edhe pse e mohon këtë, kryeministri bullgar Kiril Petkov “duke marrë përsipër detyrimet ndaj Maqedonisë së Veriut”, gjë që sipas tij dëshmohet nga deklarata e ministres gjermane të Punëve të Jashtme, Analena Berbok se Bullgaria beson se vendi duhet të fillojë menjëherë bisedimet për anëtarësim në BE.

“Nuk kemi asgjë kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut për të filluar negociatat për hyrje në Bashkimin Evropian, por nuk shohim se Republika e Maqedonisë së Veriut po bën një hap përpara. Asgjë nuk ka ndryshuar në krahasim me situatën e gjashtë muajve më parë, përveç që kryeministri i Maqedonisë tha se nuk do ta aneksojë Maqedoninë Pirin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shtoi deputeti i GERB-it, lider i së cilës është ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov.

Sipas Bikov, pozicioni i Bullgarisë në lidhje me vendin është dobësuar, për shkak të mosmarrëveshjeve brenda koalicionit qeverisës në Sofje për këtë çështje.

Nga ana tjetër, ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska tha se nuk ka ndryshim në qëndrimin e Bullgarisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

“Asnjë nga ekipi i MPJ-së në bisedimet dhe takimet me partnerët evropianë dhe ambasadorët e vendeve të tjera anëtare të BE-së apo NATO-s, nuk dha dorëheqje nga kjo pozitë dhe nuk u morën asnjë angazhim në lidhje me afatet”, tha mbrëmë Gençovska për Televizionin kombëtar bullgar (BNT).

Sipas BGNES, çështja e një ndryshimi të mundshëm të pozicionit të Bullgarisë ndaj vendit u ngrit pas deklaratës së djeshme të Berbok, e dhënë pas takimit të saj me Gençovskën se të dy ministrat ranë dakord se ishte thelbësore që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin bisedimet për anëtarësimin në BE gjysmën e parë të vitit.

“Është përgjegjësia jonë që në gjysmën e parë të vitit të fillojmë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që është një hap i vonuar gjatë. Kam pasur një takim dypalësh me ministren bullgare të Punëve të Jashtme dhe të dyja konkluduam se në situatën aktuale është thelbësore të fillohet ky proces i anëtarësimit. Unë shpresoj shumë se Bullgaria do të jetë në gjendje të sqarojë çështjet që mbeten të hapura,” tha Berbok.

Sipas Gençovskës, ky është një keqinterpretim i fjalëve të Berbokut nga mediat.

“Do të thosha se është keqinformim apo ndonjë spekulim. Pala bullgare nuk ka marrë asnjë detyrim për fillimin e procesit negociator me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Gençovska.

Ajo shtoi se në takimin me Berbok, pala bullgare ishte “hapur e sinqertë” dhe tha se nuk ka përparim në çështjet politike pavarësisht dëshirës së Bullgarisë.

“Ajo që presim nga pala maqedonase janë rezultate konkrete në zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë nga viti 2017. Kërkesat tona kryesore mbeten të pandryshuara. Vendi ynë këmbëngul që të drejtat e bullgarëve të Maqedonisë të garantohen në Kushtetutën e Maqedonisë,” tha Gençovska, duke shtuar se Sofja pret rezultate konkrete dhe nuk do të tërhiqet nga asnjë prej kërkesave të saj.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bushi: Bashkëpunimi mes MPB-së dhe BE-së në nivelin më të lartë strategjik

Story i radhës

Rekomandohet heqja e certifikatave të vaksinave në kufi

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë