​Bije bora e parë në Prishtinë

December 12, 2022
1 minut lexim

Kryeqyteti i Kosovës këtë pasdite ka nis të mbulohet me borën e parë për këtë vit.

Ndërkohë, ka disa javë që bora ka rënë në vendet malore. Fjolla të lejta bore ka paralajmëruar për sot edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas institutit, sot parashihet mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu dhe fjolla të lehta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

“Të martën. Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Të mërkurën. Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e marte, por në fushat termike parashihen ndryshime. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Të enjten. Nga dita e enjte parashihet të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu. Minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Të premten. Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Dita e premte parashihet të shënoj vlerat më të larta të temperaturave maksimale gjatë javës. Minimalet ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Trafik droge nga Ekuadori drejt Firences/ Dritan Rexhepi dënohet me 20-vite burg nga drejtësia italiane

Story i radhës

Anonimizohet aktgjykimi lidhur me ngjarjet në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë