Bija e trajnerit të Al Ahly e pasionuar pas CR7, kundërshtarit të babait të saj

1 minut lexim

Influencerja nga Egjipti, Alicia Iannacone, njëherit vajza e trajnerit të portierëve te skuadra Al Ahly, Michel Iannacone, e ka shfrytëzuar hapësirën pranë fushës në stadium, për ta bërë një video me Cristiano Ronaldon afër, gjatë ngrohjeve që ylli portugez po i bënte me skuadrën e tij, Al-Nassr.

Alicia njihet si një prej personazheve të rrjeteve sociale që paraqet para ndjekësve të saj kulturën dhe bukuritë e Egjiptit. Ajo fton njerëz nga e gjithë bota për ta vizituar vendin e saj dhe për ta eksploruar atë.

Ndonëse si tifoze është me ekipin ku bënë pjesë babai i saj, egjiptasja duket se e ka për zemër goxha edhe Cristiano Ronaldon, meqenëse në videot e postuara për të, shkruan se nuk po i besohet që e shikon aq afër.

Alicia Iannacone numëron mbi 1.1 milion ndjekës në Instagram, derisa është e pasionuar pas futbollit. Ajo ndjek nga afër ngjarje të mëdha ndërkombëtare të këtij sporti, derisa ka njoftuar shumë prej emrave eminentë futbollistik në mbarë globin.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Qavolli për sasinë e narkotikëve në Pejë: Ka qenë mbi 2 ton dhe vlera mbi 5 milionë euro

Story i radhës

Ulutash takohet me Vengun, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

Të fundit nga