Ditët e fundit në media ka qarkulluar lajmin se mes moderatores Arbana Osmani dhe producentëve ka pasur një krisje në lidhje me formantin Big Brother 2.
Faqja zyrtare e televizionit ka dal me një postim në rrjetet sociale, duke konfirmuar se moderatorja e formatit do të jetë sërish Arbana
“Programi që theu çdo rekord shikueshmërie, programi që apasionoi shqiptarët kudo ndodhen deri në fiksim… Big Brother Vip Albania, me Arbana Osmanin, së shpejti në Top Channel!”, thuhej në njoftimin e Top në Instagram.
Është ky njoftimi që i vuri ‘kapakun’ thashethemeve se moderatorja do të zëvendësohej këtë sezon të dytë nga Bora Zemani.
Zërat për një krisje nisën pak ditë më parë, teksa u organizua një festë e madhe për të kujtuar themeluesin e “Top Channel”, të ndjerin Dritan Hoxha në ditëlindjen e tij.
Festa e organizuar nga drejtueset e televizionit bëri bashkë të gjithë stafin e madh të Topit. Dhe në mes të shumë emrave të njohur, u vu re mungesa e Arbana Osmanit. Zërat lart e poshtë tregojnë se arsyeja përse moderatorja mungoi në festë ishte Bora Zemani.