​Big Ben “hesht” gjatë nderimeve për mbretëreshën, nisin hetimet

1 minut lexim

Një zëdhënës i Parlamentit Britanik tha sonte se një hetim ishte nisur për kullën Big Ben, për shkak të mos kumbimit siç ishte planifikuar, gjatë një minutë heshtjeje kombëtare për nder të mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II.

“Ne po e hetojmë këtë si një çështje urgjente, por kemi besim se kjo nuk do të ndikojë në procesionin funeral shtetëror nesër”, tha zëdhënësi, sipas BBC.

Britania e Madhe mbajti një minutë heshtjeje kombëtare në orën 20:00 sipas kohës britanike, por Big Ben nuk tingëllonte në fillim dhe në fund, siç ishte planifikuar.

Pas përfundimit të heshtjes, njerëzit u dëgjuan duke duartrokitur.

Kulla më e madhe e orës në botë me një kambanore, Big Ben e Londrës, do të luajë një rol të rëndësishëm nesër, kur është planifikuar të tingëllojë në intervale prej një minutë gjatë funeralit të Mbretëreshës, ndërsa procesioni funeral shtetëror niset nga Westminster Abbey.

Story i mëparshëm

8 tipare që i nxisin burrat ta dëshirojnë më shumë një grua

Story i radhës

Jesus i jep një epitet të lartë Xhakës

Të fundit nga