Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, janë regjistruar 20 raste me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 27 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.917
Në total numri i rasteve aktive është 545.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.924 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.768 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com