Sektori i industrisë ka vijuar edhe në tremujorin e dytë të vitit që të jetë në një situatë të vështirë, duke raportuar rënie me 4.2% të shitjeve, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Ndërtimi ka shënuar një rritje të shitjeve me 17.2%.
Sektori i industrisë ka vijuar edhe në tremujorin e dytë të vitit që të jetë në një situatë të vështirë, duke raportuar rënie me 4.2% të shitjeve, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Shtrenjtimi i kostove dhe rënia e euros po e dëmtojnë industrinë në vend, duke raportuar dhe rënie të pagave.
Të njëjtën tendencë shfaq edhe sektori i energjisë, ku sipas të dhënave të INSTAT kemi një tkurrje prej 17.5%, por pagat gjithsesi kanë vijuar rritjen. Nga ana tjetër, ndërtimi ka shënuar një rritje të shitjeve me 17.2% në tremujorin e dytë. Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore edhe pagat u rritën me 13%.
Më poshtë të dhënat e publikuara nga INSTAT mbi prodhuesit e të mirave për tremujorin e dytë të 2024 që përfshijnë: Industri (Industri Nxjerrëse dhe Industri Përpunuese); Energji elektrike, Gaz, Avull; Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve; Ndërtim.
Industria vijon rënien
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 4,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 5,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 5,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 0,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Energji elektrike, Gaz, Avull me rënie
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 17,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 12,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 2,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 6,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve me rritje
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 9,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 1,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 3,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërtimi, me rritje dy shifrore
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 17,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 14,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 13,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë