Bien eksportet drejt Gjermanisë, importet rritje me 5.6 miliardë lekë

July 28, 2023
1 minut lexim

Eksportet në vlerë drejt Gjermanisë në gjysmën e parë të këtij viti në Shqipëri shënuan rënie, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar të dhënave, eksportet drejt Gjermanisë llogariten rreth 12.8 miliardë lekë, nga 18.4 miliardë lekë që llogariteshin për të njëjtën periudhë në 2022-ën.

Në rënien e eksporteve me 5.6 miliardë lekë, ndikimin kryesor e dha grupi minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike. Të dhënat tregojnë se nga 11 miliardë lekë që ishte vlera e eksporteve të mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike, ato ranë në 4.9 miliardë lekë, në 6-mujorin e parë të 2023.

Ndryshe nga eksportet, importet shënuan rritje me rreth 2.6 miliardë lekë përkundrejt 2022-ës, duke arritur në 27.6 miliardë lekë nga 30.2 miliardë lekë që ishin në 2022-ën.

Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023 llogariten në rreth 6 % të totalit, duke e renditur këtë vend si partnerin e pestë tregtar të Shqipërisë.

Qeveria federale ka investuar në Shqipëri që prej vitit 1988 më shumë se një miliard euro në formë grantesh dhe kredish, gjë që e shndërron Gjermaninë një ndër donatorët bilateralë më të mëdhenj në vend.

Flukset e investimeve të huaja direkte arritën në 91 milionë euro.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Berisha për Qeverinë: Sa herë i shihni duke drejtuar gishtin për një çështje, hulumtoni se do i gjeni duke vjedhur

Story i radhës

“Për mua, më e bukura në botë” – Capital T pranon se është në një lidhje dashurie

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë