Diego Alonso pritet që të largohet nga pozita e përzgjedhësit te Uruguai.
Uruguai nuk ia doli të kalonte fazën e grupeve në Kupën e Botës “Katar 2022”, dhe ky eliminim i hershëm pritet që të shënojë edhe fundin e Alonsos në krye të kësaj kombëtareje.
Sipas “TyC Sports”, Marcelo Bielsa do të jetë pasardhësi i tij, me marrëveshjen që thuhet se do të jetë 4-vjeçare.
67-vjeçari vlerësohet si një prej trajnerëve më të mirë në botën e futbollit.
Bielsa ishte më parë në krye të kombëtares së Kilit, nga viti 2007 deri në vitin 2011, si dhe gjashtë vjet në krye të Argjentinës.
“El Loco” është i papunë që nga shkurti i këtij viti, kur ai u largua nga Leeds Unitedi.
Marcelo Bielsa gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe skuadrat e njohura, si: Lazio, Marseille, Athletic Bilbao e Espanyol.