Bie qyteti ukrainas, Kremina tani nën kontrollin e rusëve!

April 26, 2022
1 minut lexim

Qyteti i Kreminës në Luhansk thuhet se ka rënë, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e saj të përditshëm, por nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë.

Raportet e mëparshme kishin sugjeruar se forcat ruse kishin kontrollin e Kreminës, një qytet me rreth 18,000 banorë, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Ministria e Mbrojtjes shtoi se luftime të rënda u raportuan në jug të qytetit të Izium, ndërsa forcat ruse përpiqen të avancojnë drejt qyteteve Sloviansk dhe Kramatorsk nga veriu dhe lindja, tha ajo.

Në përditësimi e fundit gjithashtu u tha se forcat ruse ka të ngjarë të përpiqen të rrethojnë pozicionet e fortifikuara në lindje të Ukrainës.

Forcat ukrainase kanë përgatitur mbrojtje në Zaporizhzhia në përgatitje për një sulm të mundshëm rus nga jugu, shtoi ai.

BBC nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur këtë informacion.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Nuk mund të jesh edhe gangaster edhe reper”, Lyrical Son: Duhet të zgjedhësh rrugën ose skenën

Story i radhës

Aromaterapia: Për një gjumë të mirë, futni lule në dhomën e gjumit, por kujdes vetëm ato të duhurat

Të fundit nga

ShkoLartë