Bie platforma e Bluesky por si është e mundur një gjë e tillë për një rrjet social të decentralizuar?

April 25, 2025
1 minut lexim

Rrjeti social Bluesky përjetoi një ndërprerje madhore ditën e Enjte e cila zgjati për rreth një orë.

Kohështrirja e Bluesky nuk hapej ndërsa shfaqeshin vetëm rrathë që silleshin për të lënë të kuptohet që është në proces hapjeje. Një situatë e ngjashme përsëritej edhe në aplikacionin mobil.

Përdoruesit mund të qaseshin në të, por kohështrirja nuk hapej. Përmes një mesazhi mbrëmjen e kaluar kompania njoftoi se kishte pasur probleme madhore të rrjetit PSD.

Pavarësisht se platforma është e decentralizuar, shumica e përdoruesve të Bluesky sot ndërveprojnë me shërbimin përmes aplikacioni zyrtar Bluesky që fuqizohet nga Protokolli AT.

Ndërsa në teori funksionon mbështetur nga pjesë të ndryshme infrastrukturore që i japin natyrën e decentralizuar, përfshirë PSD, reletë dhe komponetët e tjerë, implementimi është ende në hapat e parë të rrjetit social.

Me kalimin e kohës, ideja është që shumë komunitete do të ndërtohen në Bluesky, disa me infrastrukturën e tyre, shërbimet e moderimit dhe madje edhe aplikacionet e klientëve.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Aksioni i Policisë – Raportohet se është arrestuar edhe Sulltan Bela, babai i të dyshuarit kryesor për vrasjen e rreshterit Lika

Story i radhës

​Kalifornia kalon Japoninë në ekonominë botërore, zë vendin e katërt

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë