bie numri i turisteve te huaj qe vizitojne kosoven 67f6b8c08a7fc

Bie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën

April 9, 2025
1 minut lexim

Numri i turistëve të huaj të cilët vizitojnë Kosovën ka rënë në shkurt të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK)  gjatë muajit shkurt të këtij viti ishin 27 mijë e 769 tuuristë të huaj të cilët e kanë vizituar Kosovën, e që është një ulje prei 0,1 përqind, krahasuar me periudhen e njëjtë të vitit 2024, ku numri i vizitorëve të huaj ishte 27 mijë e 784.   

“Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Shkurt 2024), ka rënie të numrit të vizitorëve për 0,1%. Në total  27 769 vizitorë të huaj”, thuhet në raportin e ASK-së.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj ishte nga Shqipëria, Turqia, Gjermania dhe , Zvicra.

Ndërkaq në shkurt 2025, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 51 795, prej tyre 46,3% ishin vendorë dhe 53,6% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin shkurt të vitit 2024 (sa ishin 50 134 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 3,3%.

Numri i net-qëndrimeve ishte 112 495, prej tyre 50,4% nga vendorët dhe 49,5% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka Rajoni i Pejës me 8 564 vizitorë dhe me 26 215 net-qëndrime.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

merz njofton per marreveshjen per qeverine synon te behet kancelar ne maj 67f6b809d8ba5
Story i mëparshëm

Merz njofton për marrëveshjen për Qeverinë, synon të bëhet kancelar në maj

dua lipa tradhton ekipin e zemres 67f6b9ebc15ad
Story i radhës

Dua Lipa “tradhton” ekipin e zemrës?

Të fundit nga

Mickoski: Takim i rëndësishëm me z. Sali Berisha

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka zhvilloi takim me ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, i cili aktualisht është kryetar i artisë Demokratike të Shqipërisë. “Takimi ishte një mundësi për shkëmbim

MKRS: Kryetari i Prishtinës po dezinformon

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka akuzuar për dezinformim kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Përmes një postimi në Facebook, MKRS-ja thotë se Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prishtinë raportoi
ShkoLartë