Një 40-vjeçar ka rënë nga një ndërtesë dykatëshe ndërsa ishte duke punuar.
Policia bën me dije se si pasojë e rënies është lënduar shtetasi K. H., banues në Korçë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 31.03.2022, në fshatin Dhërmi, Himarë, duke punuar, ka rënë nga një objekt dykatësh, shtetasi K. H., 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”– njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.