Bie koalicioni qeverisës/ Islanda shkon në zgjedhje të parakohshme në nëntor

min lexim

Kryeministri i Islandës, Bjarni Benediktsson, ka shpallur fundin e koalicionit qeverisës të vendit dhe bëri thirrje që zgjedhjet të mbahen më 30 nëntor, njoftoi transmetuesi publik islandez RUV.

Në një konferencë për shtyp, Benediktsson fajësoi mosmarrëveshjet në rritje midis tre partive qeverisëse, “për çështje që variojnë nga politika e jashtme te çështjet e azilkërkuesve”.

Ai tha se do të zhvillonte një takim me presidenten islandeze Halla Tómasdóttir të hënën, në lidhje me vendimin për shpërndarjen e parlamentit.

Zgjedhjet duhet të zhvillohen jo më vonë se 45 ditë pas shpalljes së shpërndarjes së parlamentit, sipas transmetuesit.

Benediktsson, kreu i partisë së krahut të djathtë, pro-biznesit të Pavarësisë, u zgjodh në prill si kryeministër, duke zëvendësuar Katrín Jakobsdóttir, pasi njoftoi se do të jepte dorëheqjen dhe do të kandidonte për presidente.

Qeveria e koalicionit, e përbërë nga partia e Pavarësisë, Partia Progresive e qendrës së djathtë dhe të Gjelbërit e Majtë, është përballur me pasiguri pasi shpërthimet e fundit vullkanike detyruan mijëra të lënë shtëpitë e tyre, duke ushtruar presion mbi një ekonomi që tashmë përballet me inflacion të lartë dhe norma interesi në rritje.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Santi e Kaderi e “kallin” dasmën e çiftit Adri-Ilirana

Story i radhës

Deschamps mer vendimin mbi shiritin dhe konfirmon zgjedhjen

Të fundit nga