Bie interneti/ A kishte ndonjë problem në aeroportin e Rinasit? Et’hemaj: Problematika në kthim të fluturimeve nga shtete të tjera

1 minut lexim

Renia e internetit në botë nuk ka prekur aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Drejtori i Aviacionit Civil, Maksim ethemaj sqaroi për ABC News se Aeroporti i Tiranës ka një sistem të dyfishtë dhe fluturimet për nga Tirana vijojnë normalisht, por mund të ketë vonesa për fluturimet që vijnë nga shtete të tjera.

Problemet që kanë afektuar aeroportet lidhen me një shkëputje të shërbimeve globale në sistemin e rezervimit dhe chekimit, por aeroporti i TIA nuk afektohet se ka sistem të dyfishtë.

Në faqen zyrtare të Aeroportit të Rinasit vërehet se ka fluturime që nuk kanë një status të qartë për orarin e fluturimeve gjatë ditës së premte.

Story i mëparshëm

Aliu: 75 për qind të ndërtimeve janë pa leje, legalizimi është i domosdoshëm

Story i radhës

Tucker Carlson zbulon bisedën private me Putinin: Ja çfarë tha për luftën atomike pas intervistës

Të fundit nga