Vetëm bashkarisht dhe në mënyrë të integruar dhe të bashkuar do të mund të përballemi me sfidat që janë para nesh, porositi nënkryetarja e Bankës investuese evropiane (BIE) Liljana Pavllova në hapjen e zyres lokale të BIE-së në Shkup do të locohet në hapësirat e Delegacionit të BE-së në vend.
“më vjen mirë që erdhi koha që edhe Shkupi t’i bashkangjitet familjes së zyreve të BIE-së në mbarë botën. besoj se hapja e kësaj zyre paraqet sinjal shumë të fuqishëm në mbështetjen tonë të fuqishme afatgjate të vendit dhe rajonit në negociatat inkuadruese dhe në përgjithësi në eurointegrimet”, tha Pavllova në fjalimin përshëndetës.
Hapja e zyres, shtoi, do të ofrojë mundësi të reja për mbështetje dhe të mundësojmë mbështetje të domosdoshme në këto kohëra mjaft të rrezikshme në të cilat po përballemi me sfida socio-ekonomike, krizë energjetike dhe luftën në Ukrainë, ndërkaq krahas kësaj po rikuperojmë edhe nga kriza me Kovid-19 dhe fillimisht duhet të përballemi me sfidat nga ndryshimet klimatike.
“Bashkarisht po punojmë në projekte dhe kemi një sërë projektesh në të cilat do të bashkëpunojmë. Korridori 8 është një ndër projektet të cilat fillimisht do të pasojë, këtu janë edhe projektet e furnizimit me ujë me MMJPH-në, ndërsa me qasjen inovative, nën dirigjimin e Ministrisë së Financave edhe projektet për dhënie të mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe për përforcimin e kapacitetit të Bankës zhvillimore. Shpresoj se së shpejti do të fillojmë me projektet tona për mbështetje të rajonit”, tha Pavllova.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se hapja e përfaqësisë së BIE-së në vend është inkurajim i fuqishëm për të gjitha planet tona për mirëmbajtje dhe zhvillim të ekonomisë sonë dhe porosi e fuqishme dhe mirënjohje për vendin dhe angazhimet tona në kulmin e prioriteteve t’i vendosim tranzicionin energjetik, mbrojtjen e mjedisit jetësor, transportin e qëndrueshëm, zhvillimin ekonomik lokal dhe sektorin provat.
“Fuqimisht jemi të fokusuar në krijimin e pavarësisë energjetike të shtetit dhe përmirësimin e infrastrukturës për lëvizje më të mirë dhe më të shpejtë të kompanive të cilat janë motor i zhvillimit ekonomik të vendit. Përmes zyres do të vendoset komunikim i drejtpërdrejtë me Komisionin evropian në realizimin e projekteve kyçe të cilat realizohen me mbështetje financiare të BE-së. Përfaqësia e BIE-së ka për qëllim t’i përshpejtojë edhe nismat e reja dhe do ta përmirësojë identifikimin, përgatitjen, sigurimin e financimit dhe ekzekutimin e projekteve sipas praktikave më të mira”, tha Kovaçevski.
Përkujtoi se BIE është aktive në vend që prej vitit 1991 dhe përmes saj janë siguruar financa në vlerë prej një miliardë eurove për mbështetje të projekteve kyçe infrastrukturore për zhvillim të bashkësive lokale dhe për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
“Për momentin me buxhet prej 246,9 milionë eurove dedikuar për bashkëfinancim të projekteve në sektorin privat zbatohen projektet për realizim dhe kullim të ujërave ndotëse në komuna, projekti për financim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe ndërmarrjeve të mesme me kapitalizim të tregut, interkonektori i gazit me Greqinë dhe projekti për stacionin filtrues në Shkup. Në fazë përfunduese të përgatitjes është projekti për aksin e tretë nga Kriva Pallanka deri në Deve Bair i hekurudhës drejt Bullgarisë në vlerë prej 412,3 milionë eurove”, theksoi Kovaçevski.
Ministri i Financave, Fatmir Besimi porositi se hapja e kësaj zyre është edhe një dëshmi për bashkëpunimin e afërt mes vendit tonë dhe BE-së në procesin e inkuadrimit tonë drejt anëtarësimit në BE dhe shtoi se BIE në vazhdimësi i mbështetë projektet më të mëdha të Qeverisë sonë.
“Bashkëpunimi me BIE-në është me rëndësi të madhe për me posaçërisht në kushte të krizës kur qasja drejt financave të tregjeve ndërkombëtare financiare është gjithnjë e më e kufizuar, Mbështetja që e marrim nga BIE do të mundësojë rikuperim më të shpejtë dhe arritje të zhvillimit të qëndrueshëm në afat të mesëm”, tha Besimi dhe shtoi se krahas sigurimit të kredive vendi i shfrytëzon edhe njohuritë e BIE-së për përmirësim të realizimit të projekteve.
ndihma teknike nga BIE, shtoi, sigurohet me mjete në formë të granteve.
“Mbështetja nga BIE është kyçe në sferën e infrastrukturës dhe energjetikës, zhvillimit të qëndrueshëm, tranzicionit të gjelbër, pavarësisë energjetike, si dhe mbështetja e kompanive dhe inovativitetit”, tha Besimi.
Theksoi se në fazë të negociatave janë plotësisht 100 milionë euro nga BIE për mbështetje të ekonomisë në kushte të krizës dhe shtoi se pret të jemi në mesin e vendeve të para që do ta shfrytëzojnë skemën e granteve të BIE-së në suaza të Planit investues evropian të Komisionit evropian për Ballkanin Perëndimor.
Euroambasadori Dejvid Gir paralajmëroi se edhe më tej do të vazhdojnë me mbështetjen në mënyrë që vendi ta realizojë potencialin për zhvillimin ekonomik.
“Ndihma praktike dhe financiare do t’i ndihmojë vendit të mund t’i rrëmbejë mundësitë ekonomike të mundësojë zhvillim të qëndrueshëm dhe ta përmirësojë jetën e qytetarëve”, tha Gir.
Shtoi se fakti që selia e Zyres së BIE-së do të jetë në hapësirat e Delegacionit të BE-së do të mundësojë koordinim më të mirë të nismave por edhe do ta afrojë BIE-në drejt qytetarëve.