Bie fasada e ndërtesës në rrugën “Maqedonia” – Objekti ishte rinovuar në stil barok në kuadër të projektit “Shkupi 2014”

October 30, 2024
1 minut lexim


Në rrugën “Maqedonia” në qendrën të Shkupit, ka ranë një pjesë e fasadës baroke, pjesë e projektit “Shkupi 2014”.

Copëzat kanë rënë në rrugë dhe mbi verandat e kafeneve, por për fat të mirë askush nuk është lënduar. Megjithatë rreziku mbetet për shkak se mund bien pjesë tjera.


Qytetarët me komente për fasadën barok.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se përgjegjës për mirëmbajtjen e tyre janë vet banorët e ndërtesës.


Ndryshe fasadat në qendër të Shkupit, të cilat më parë ishin në frymën e arkitekturës moderne, janë rinovuar në stil barok në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, për të cilin qeveria e Nikolla Gruevskit ka shpenzuar rreth 700 milionë euro.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mexhiti u takua me ambasadorin spanjoll Rafael Soriano Ortiz

Story i radhës

Djali iu qëllua në mas*akrën e sotme në Shkodër, Xhemal Bushati shkon në vendngjarje

Të fundit nga

ShkoLartë