Bie çmimi i grurit

November 2, 2022
1 minut lexim

Çmimet e grurit, të cilat ishin rritur në fillim të javës, filluan të pësojnë një rënie sot pasi Rusia tha se po i rikthehej marrëveshjes së Korridorit të Sigurt të Grurit të Detit të Zi, pavarësisht dyshimeve nëse do të respektonte angazhimet e saj.

Më herët gjatë ditës së sotme, Rusia njoftoi se kishte marrë garanci me shkrim nga Ukraina për të çmilitarizuar korridorin detar të përdorur për eksportin e ushqimit dhe për këtë arsye ra dakord të kthehej në marrëveshje. Megjithatë, disa orë më vonë, presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska rezervon të drejtën e saj për t’u tërhequr nga marrëveshja në rast të shkeljes së garancive nga Ukraina.

Pavarësisht këtij paralajmërimi, gruri ra në 340,50 euro për ton rreth orës 15:30 në Euronext, me një rënie prej 4,8% nga mbyllja e djeshme. Çmimi i sojës ra në 657 euro për ton (-2%) dhe i misrit në 332.75 euro për ton (-1.5%).

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bombat e rrejshme në shkollat, arrestohet një person nga Shkupi

Story i radhës

Bekim Sali shkarkoi drejtorin organizativ të Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve

Të fundit nga

Ylber Ramadani pranë hapit të madh në karrierë

Ylber Ramadani mund të transferohet te Napoli në këtë merkato dimri. Trajneri Antonio Conte është në kërkim të një mesfushori dhe drejtuesit kanë “piketuar” mesfushorin e Shqipërisë. Sipas “Solo Lecce”, Napoli po
ShkoLartë