Biden urdhëron të gjithë ndihmën e nevojshme për Türkiye-n pas tërmetit

February 6, 2023
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden urdhëroi ekipin e tij të hënën që t’i ofrojë Türkiye-s të gjithë ndihmën e nevojshme dhe të monitorojë nga afër situatën në vendin e goditur nga tërmetet shkatërruese, raporton Anadolu.

“Jam thellësisht i pikëlluar për jetët e humbura dhe shkatërrimi i shkaktuar nga tërmeti në Türkiye dhe Siri”, shkroi Biden në Twitter.

“Kam udhëzuar ekipin tim që të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në koordinim me Türkiye-n dhe të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme”, shtoi ai.

Të paktën 1.121 persona kanë humbur jetën dhe 7.634 të tjerë janë plagosur në 10 provinca pas tërmeteve të fuqishme që goditën pjesën jugore të Türkiye-s sot, sipas Agjencisë së vendit për Menaxhimin e Fatkeqësive (AFAD).

Në orët e hershme mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 7.7 ballë, epiqendra e të cilit u regjistrua në qarkun Pazarcik, goditi provincën Kahramanmaraş dhe preku rëndë disa provinca të tjera, përfshirë Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Adana, Adiyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis.

Ai u pasua nga një tërmet 7.6 ballë në orën 13:24 sipas kohës lokale që ishte gjithashtu në provincën Kahramanmaraş, në qarkun Elbistan.

Yunus Sezer, kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se kanë ndodhur gjithsej 105 pasgoditje, ndërsa janë shembur 2.824 ndërtesa që nga lëkundjet e para.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Duket se karriera e Neuerit te Bayern Munichu do të përfundojë në mënyrë skandaloze

Story i radhës

Rrugët me akull e ngrica, Policia bën apel për kujdes gjatë vozitjes

Të fundit nga

ShkoLartë