Siç kemi raportuar, Presidenti Biden sapo ka bërë një numër njoftimesh në një konferencë shtypi – duke përfshirë një paketë ndihme prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën dhe një skemë për të ndihmuar refugjatët, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Biden e bëri të qartë gjithashtu se asnjë anije ruse ose e lidhur me Rusinë nuk do të jetë në gjendje të ankorohet në SHBA – një kërkesë nga presidenti ukrainas Zelensky, të cilës SHBA-të i kishin rezistuar më parë.
Shtetet e Bashkuara duket se po kërkojnë këdo që përpiqet të ndihmojë Rusinë, duke njoftuar një raund të ri sanksionesh ndaj bankave private dhe një rrjeti individësh që administrata pretendon se po përpiqen të ndihmojnë Rusinë t’i shmanget sanksioneve.
Ka ende shumë kritika nëse sanksione të tilla janë efektive, por SHBA-ja ka thënë se ato do të ndikojnë në ekonominë e Rusisë deri në 15% në afat të gjatë.
Sanksionet e vendosura, ndalimi i importeve të energjisë dhe legjislacionet e ndryshme të nënshkruara nga Biden do ta bëjnë shumë të vështirë për Rusinë që të ketë marrëdhënie normale tregtare.