​Biden siguron Zelenskyn për mbështetjen amerikane

December 12, 2022
1 minut lexim

Presidenti i SHBA Joe Biden ka siguruar Ukrainën për mbështetje të mëtejshme, ndërsa pushtimi rus i vendit fqinj vazhdon.

‘’Presidenti Biden gjatë bisedës me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky i garantoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA për mbrojtjen e Ukrainës, ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj në infrastrukturën kritike të Ukrainës”, theksoi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

‘’Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu do të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës ndihmë për sigurinë, ekonomike dhe humanitare”, thuhet në deklaratë.

‘’Mbajtja e Rusisë përgjegjëse për krimet dhe mizoritë e saj të luftës dhe imponimi i kostove ndaj Rusisë për agresionin e saj mbetet gjithashtu një prioritet’’, tha Shtëpia e Bardhë.

Zelensky vlerësoi ndihmën e paprecedentë të mbrojtjes dhe financiare të ofruar nga Shtetet e Bashkuara.

“Ndihmon jo vetëm për të qenë të suksesshëm në fushën e betejës, por edhe për të ruajtur stabilitetin e ekonomisë së vendit tonë”, tha Zelensky.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Situata në veriun e Kosovës, Borrell: E papranueshme, përplasje të tilla nuk çojnë në arritjen e një marrveshje

Story i radhës

Reshjet e dendura të shiut sjellin reduktime të ujit në këto zona

Të fundit nga

ShkoLartë