Biden: Presidenti kinez i shqetësuar nga rritja e prodhimit të çipave në SHBA

October 28, 2022
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se presidenti i Kinës, Xi Jinping është i shqetësuar për shkak të rritjes së prodhimit të çipave në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Biden vazhdon turneun e tij nëpër shtete para zgjedhjeve të pjesshme të Kongresit që do të mbahen më 8 nëntor.

Gjatë vizitës të tij në qytetin Syracuse në New York, Biden foli lidhur me ligjin e miratuar në Kongres dhe i cili synon rritjen e prodhimit të çipave.

“Falë këtij ligji SHBA-ja do të rrisë 500 për qind prodhimin e çipave dhe do të ulë varësinë nga jashtë”, deklaroi Biden i cili tha se “Sipas asaj që kam dëgjuar, Jinping është pak i shqetësuar nga kjo”.

Biden vuri në dukje se SHBA-ja duhet të ulë varësinë e jashtme lidhur me shumë pjesë këmbimi dhe bëri thirrje për “prodhim vendas”.

– Ligji për çipat dhe shkencën

“Ligji i Çipave dhe Shkencës” që presidenti amerikan Biden e vendosi në fuqi duke e nënshkruar më 9 gusht, u cilësua si “mundësi investimi që vjen një herë në gjeneratë” për rritjen e prodhimit vendas të gjysmëpërçuesve në vend që do të forconte pozicionin e SHBA-së përballë Kinës.

Në kuadër të ligjit të çipave prej 280 miliardë dollarësh që inkurajon rikthimin sërish në SHBA të prodhimit të çipave të zhvendosur në Kinë, është bërë e ditur se gjatë 6 muajve të ardhshëm do të ndërtohen fabrika të gjysmëpërçuesve dhe se vetëm nga ky proces i ndërtimit do të sigurohet punësimi i mbi 1 milion personave.

Ligji i Çipave për rritjen e prodhimit të gjysmëpërçuesve në SHBA i cili u miratua më 27 korrik në Senatin Amerikan dhe një ditë më pas në Dhomën e Përfaqësuesve, synon të lehtësojë mungesën e çipave që ka shkaktuar ndërprerje në shumë industri nga automobilat e deri në elektronikë.

Krahas mbështetjes prej rreth 52 miliardë dollarë për prodhimin e gjysmëpërçuesve, ligji përfshin edhe uljen me 25 për qind të taksave në një periudhë katër vjeçare për të inkurajuar ndërtimin e fabrikave të gjysmëpërçuesve.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hetimi për aferën e inceneratorit të Elbasanit drejt fundit, zbardhen detajet nga marrja në pyetje e Gazment Bardhit, iu kërkua…

Story i radhës

Garnacho i emocionuar që luajti ndeshjen e parë përkrah idolit të tij

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë