Biden: Nuk e di se çfarë ka ndodhur në aksidentin e avionit në Rusi, por nuk jam i befasuar

August 23, 2023
1 minut lexim

Presidenti amerikan Joe Biden, në lidhje me rrëzimin e avionit privat në rajonin Tver të Rusisë në të cilin vdiqën dhjetë persona, duke përfshirë themeluesin e grupit ushtarak privat Wagner Yevgeny Prigozhin, tha se nuk e di se çfarë ka ndodhur, por shtoi se nuk është i befasuar, raporton Anadolu.

Duke folur për gazetarët në Kaliforni, Biden u pyet nëse presidenti rus Vladimir Putin qëndron pas këtij aksidenti.

“Ka shumë pak gjëra në Rusi në të cilat Putin nuk është i përfshirë. Megjithatë, unë ende nuk kam mjaftueshëm njohuri për të ditur përgjigjen për këtë”, tha Biden.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur saktësisht, por nuk jam i befasuar”, shtoi presidenti amerikan.

Ndryshe, më herët, Ministria e Emergjencave e Rusisë njoftoi se dhjetë persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të avionit privat që po shkonte nga Moska për në Shën Petersburg.

Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror njoftoi se themeluesi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, ka vdekur në këtë aksident.

Prigozhin pushtoi ballinat e mediave në qershor kur nisi një “rebelim të armatosur” kundër udhëheqjes ruse, të cilit i dha fund shpejt.

Rebelimi përfundoi me ndërhyrjen e presidentit bjellorus Aleksandar Lukashenko.





MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

PSG pranë akordit me sulmuesin e Frankfurtit për 70 milionë euro

Story i radhës

Ky iluzion optik zbulon nëse truri juaj po punon nën ose mbi mesataren – a shihni një njeri mes kokrrave të kafesë?

Të fundit nga

Horoskopi i datës 31 maj 2025

Dashi Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të
sqmken
ShkoLartë