Presidenti Joe Biden njoftoi se javën e ardhshme do të nënshkruajë një ligj me vlerë 430 miliardë dollarë, i cili konsiderohet paketa më e madhe për të luftuar ndryshimet klimatike në historinë e SHBA-së dhe është projektuar për të reduktuar emetimin e gazrave të dëmshëm.
Më herët Dhoma e Ulët e Kongresit Amerikan miratoi një projekt-ligj për ndryshimet klimatike, kujdesin shëndetësor dhe taksat, i njohur edhe si ligji për uljen e inflacionit dhe Senati e bëri këtë më parë.
Nga shuma e planifikuar, 370 miliardë dollarë do të drejtohen për luftën kundër ndryshimeve klimatike, që është ligji më bujar për ndryshimet klimatike i miratuar nga Kongresi deri më tani.
Projektligji u ofron bizneseve dhe familjeve miliarda stimuj për të blerë automjete elektrike dhe pajisje me efikasitet energjie, si dhe për të inkurajuar investime të reja në energjinë e erës dhe diellit që do të dyfishonin sasinë e kapaciteteve të reja të prodhimit të energjisë së pastër.
Kjo do të ndihmonte SHBA-në të arrinte në rrugën e duhur për të përmbushur premtimin e saj për të përgjysmuar emetimet e gazeve serrë nën nivelet e vitit 2005 deri në vitin 2030.