Biden në fushatë: “Unë jam duke kandiduar dhe do të fitoj përsëri”

1 minut lexim

Presidenti amerikan Joe Biden, filloi tubimin e tij të fushatës në Madison, Wisconsin, duke i uruar turmës një 4 korrik të lumtur dhe duke përsëritur planet e tij për të qëndruar në garën presidenciale.

“Me siguri keni dëgjuar se kemi pasur një debat të vogël javën e kaluar,” tha ai.

“Nuk mund të them se ishte performanca ime më e mirë. Por që atëherë, ka pasur shumë spekulime. ‘Çfarë do të bëjë Joe? A do të qëndrojë ai në garë? A do të braktisë? Çfarë do të bëjë?’”

“Epo këtu është përgjigja ime: Unë po kandidoj dhe do të fitoj përsëri”, shtoi ai, raporton CNN.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Sherr me thikë në Fier, lëndohet një i ri

Story i radhës

Selektori i Spanjës: Këto lojtarë janë shembull vlerash për kombin spanjoll

Të fundit nga