Biden do të dërgojë dy mijë trupa të tjera në Evropë

1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka miratuar dërgimin e trupave shtesë në Evropën Lindore dhe Pentagoni pritet ta shpallë zyrtarisht këtë më vonë të mërkurën.

Biden ka miratuar zyrtarisht rigrupimin e ushtrisë, tha një zyrtar për Reuters.

Ushtria amerikane javën e kaluar vendosi 8.5 mijë trupa në gatishmëri për t’u zhvendosur në Evropë.

Biden do të zhvendosë rreth 2.000 trupa nga SHBA në Poloni dhe Gjermani këtë javë, tha zyrtari.

Wall Street Journal (WSJ) shkruan se bëhet fjalë për ushtarë nga baza Fort Bragg në Karolinën Veriore.

Rreth një mijë trupa do të zhvendosen nga Gjermania në Rumani, në Krahun Lindor të NATO-s, më afër Rusisë, raporton Reuters.

WSJ shkruan se ushtarët duhet të zhvendosen në ditët në vijim dhe se zhvendosja e tyre është e përkohshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dënohen futbollistët egjiptianë dhe marokenë pas përleshjes masive

Story i radhës

Ministri Çupi takon zëvendësdrejtorin Nura, ja çfarë u diskutua

Të fundit nga