Biblioteka Presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova” pasurohet me botimet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Biblioteka Presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova”, është pasuruar me rreth 600 tituj të rinj, botime të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

Dorëzim-pranimi u bë në një ceremoni të organizuar në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, në të cilën këshilltari i Presidentes Osmani, z. Vehbi Miftari dhe përgjegjësi i Bibliotekës Presidenciale, Florent Rrahmani u pritën nga sekretari shkencor i Akademisë, akademik Shaban Sinani dhe akademik Vasil Tole, zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Përgjegjësi i Bibliotekës Presidenciale, z. Rrahmani tha se ky koleksion e pasuron fondin bibliotekar dhe thellon më tej bashkëpunimin ndërinstitucional, por njëkohësisht ofron edhe mundësi të reja për studiues dhe hulumtues.

“Fondi i dhuruar nga Akademia e Shkencave, që po i dhurohet Bibliotekës Presidenciale, përveç pasurimit, ka peshë të veçantë jo vetëm për bashkëpunimin ndërinstitucional, por edhe për hapjen e mundësive të reja për studiues”, ka thënë Rrahmani.

Ai tutje, në emër të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Akademinë për gatishmërinë dhe kontributin e tyre

Ndërkaq, Shaban Sinani, sekretar shkencor në Akademi, theksoi se është nder që botimet tona të jenë pjesë e Bibliotekës Presidenciale.

“Për ne është nder i veçantë që një pjesë e botimeve të Akademisë, sidomos nga fusha albanologjike, të jenë pjesë e Bibliotekës Presidenciale. Shprehim gatishmërinë tonë që kjo formë e bashkëpunimit të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka thënë Sinani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tensionet Prishtinë-Beograd, Kurti flet për raportet me Serbinë gjatë takimit me ish-kryeministrin grek në Kretë

Story i radhës

David Guetta dhe e dashura e tij 20 vite më e re mahnisin me trupin e tyre në plazh

Të fundit nga