beyonce hedh ne treg nje linje te re per shen valentinin me teme dashurine per veten 62021ea5b73d9

Beyonce hedh në treg një linjë të re për Shën Valentinin me temë dashurinë për veten

February 8, 2022
1 minut lexim

Beyonce është gati për të festuar ditën e Shën Valentinit, teksa ka promovuar koleksionin e saj më të fundit të veshjeve “Adidas x Ivy Heart”.

Ajo mahniti publikun me veshjet e reja me material lateks të kuq dhe lëkurë gjarpri, ndërsa ka shfaqur një sërë pamjesh nga koleksioni nëpër media sociale.

Këngëtarja ka modeluar me flokët biondë të prerë shkurt dhe buzëkuq të kuq të ndezur ndërsa ka veshur pantallona dhe xhaketë elegante.

Image

Beyonce

Në një tjetër veshje seksi Beyonce është veshur me një mini fund të ngushtë dhe të kuq, të shoqëruar me një xhaketë najloni dhe doreza. Ajo e kompletoi veshjen me një kapele të kuqe dhe rrathë të mëdhenj vezullues.

Bey tregoi gjithashtu një anë më artistike me disa foto ku gërsheta të gjata qëndrojnë në ajër. Në imazhin në fjalë ajo krijoi një zemër me duart e saj si një shenjë për festën e ardhshme të të dashuruarve.

Linja që është unisex dhe ka masa gjithëpërfshirëse do të jetë në dyqane të zgjedhura më 9 shkurt dhe globalisht më 10 shkurt. Me temën e dashurisë për veten, koleksioni “Ivy Heart” përfshin 30 pjesë veshjesh, 10 aksesorë dhe pesë modele këpucësh.

Image

Beyonce

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

d183d182d180d0bed0b2d0be d0bdd0b0d198d181d182d183d0b4d0b5d0bdd0be d0b2d0be d0bcd0b0d0b2d180d0bed0b2d0b8 d0b0d0bdd0bed0b2d0b8 62021a68b3d1e
Story i mëparshëm

Утрово најстудено во Маврови Анови

scholz ne uashington shba gjermani aleatet me te afert 62021ea7c5fad
Story i radhës

Scholz në Uashington: SHBA – Gjermani “aleatët më të afërt”

Të fundit nga

ShkoLartë