Blerim Bexheti, Bekim Rexhepi, Ejup Rustemi dhe Konstadin Acevski, sot kanë inspektuar nga afër punimet në rrugën kryesore prej në Bojanë deri në Saraj, njoftohet nga komuna e Sarajit.
“Sot bashkë me zv. Ministrin për Transport dhe Lidhje z. Bekim Rexhepi, Drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore z. Ejup Rustemi, Drejtorin e Ndërmarjes Makedonijapat z. Konstadin Acevski, i vëzhguam nga afër punimet për asfaltimin dhe sanimin e rrugës kryesore prej në Bojanë deri në Saraj – në gjatësi prej 3 kilometrash. Në kuadër të programit vjetor për mirëmbajtje dhe rikonstruim të rrugëve regjionale punimet zhvillohen me financimin e Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore”, ka shkruar Blerim Bexheti, kryetar i Komunës së Sarajit.