Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, i pyetur nëse është i kënaqur me investimet e qeverisë në komunën që ai drejton, u përgjigj se nga qeveria ka ngecje dhe vonesa të pakuptimta në investimet që duhet të kryhen në këtë komunë.
“Konkretisht në këtë qeverisje kam vërejtje. Rezultatet në komunën e Sarajit nga ana e Qeverisë janë të dobëta. Komuna bën projekte, pastaj me vendime të qeverisë realizohen këto projekte, por vërejmë se ka ngecje dhe vonesa të pakuptimta.”- tha Baxheti.