Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti ka pritur në takim pune drejtorin gjeneral të postës së Maqedonisë së Veriut, z. Jani Makraduli.
‘Në këtë takim komunës ju ofruan mundësi të reja për përmirësimin e shërbimeve postare dhe i shqyrtuam mundësitë për hapjen e pikave të reja postare në më shumë vendbanime të komunës tonë.
Gjithashtu temë diskutimi ishte edhe zgjidhja e problemit me pikën në vendbanimin Kondovë, e cila për disa arsye ka pushuar me operimin e saj.
Me thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Postës dhe komunës ne besojmë që në të ardhmen banorëve të komunës së Sarajit do tju ofrohen shërbime më efikase postare’ shkruan Bexheti.