bexheti ne aksionin per ripyllezimin e malit sharr 15 000 fidane per diten nderkombetare te pyjeve 67efb61e7041a

Bexheti në aksionin për ripyllëzimin e Malit Sharr: 15.000 fidanë për Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve

April 4, 2025
1 minut lexim

Shkup, 4 prill – Sot, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Flakron Bexheti mori pjesë në një aksion simbolik të mbjelljes së drunjve në vendin Argaç, në fshatin Gjurgjevishtë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe Drejtori i I.P. Parku Kombëtar “Mali Sharr”, Emir Husejn, si dhe Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Pylltarisë dhe Gjuetisë, Bejtullah Kamberi.

Bexheti ka informuar se ky aksion shënon fillimin e një projekti të rëndësishëm për ripyllëzimin e një pjese të Malit Sharr, i cili po realizohet falë një donacioni prej 15.000 fidaneve nga kompania holandeze Pure Promes.

“Aktivitetet për ripyllëzim do të vazhdojnë edhe në zona të tjera në kuadër të kësaj iniciative afatgjate për rikthimin e gjelbërimit dhe forcimin e qëndrueshmërisë ekologjike. Pyjet mbulojnë rreth 40% të territorit të Maqedonisë së Veriut dhe përbëjnë një pasuri të paçmueshme natyrore. Ato luajnë një rol kyç në ruajtjen e biodiversitetit, stabilitetin klimatik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat rurale dhe urbane”, ka shkruar Bexheti.

Sipas tij, në një kohë kur pyjet përballen me sfida të mëdha si dëmtimi, zjarret dhe ndryshimet klimatike, veprime të tilla ndërgjegjësuese janë thelbësore për të nxitur përgjegjësi kolektive dhe përkushtim të qëndrueshëm ndaj mbrojtjes së mjedisit.

IMG 1278
IMG 1280

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

eshr agjencia per konfiskimin e prones ka demtuar buxhetin e shtetit per 455 milione denare 67efb61aa1e9e
Story i mëparshëm

ESHR: Agjencia për Konfiskimin e Pronës ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 455 milionë denarë

raporti i prokurorise se pergjithshme 61167 dosje ne shqyrtim ja vepra qe ze vendin e pare 67efbb85224c7
Story i radhës

Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme: 61167 dosje në shqyrtim! Ja vepra që zë vendin e parë

Të fundit nga

Sot vranët, me riga të dobëta shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se vranësirat vende-vende mundë të sjellin riga të dobëta shiu.
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë