Grupi parlamentar I Frontit Europian është kompakt ka deklaruar koordinatori I Blerim Bexhiti I pyetur nga gazetarët për zërat e lideri I PDSH-së Mneduh Thaci ka vendosur të braktisë Frontin Europian.
Fronti Europian ka numrin e njëjtë të deputetëve në Kuvend për gjëra të tjera duhet të drejtoheni deri tek z.Thaçi dhe z.Ahmeti“ – tha Bexheti.
Kryeministri Hristian Mickoski duke folur rreth zhvillimeve të fundit në Frontin Europain me “ironi” tha se nuk dëshironë të jetë në pozitën që ndodhen për momentin ata.
“Mund të them që koalicioni Qeverisës është stabil, kemi gati 2/3 në Kuvend ajo që ka ndodhur në kampin opozitar nuk do të jem në lëkurën e atyre dhe ti komentoj ata, mendoj më shumë përgjigje për atë se çfarë ka ndodhur dje do të merrni nga vet zyrtarët e opozitës, por ajo që për mua si kryeministër është e rëndësishme është që kemi moment stabil dhe me partitë e koalicionit kemi kimi të mrekullueshme” – tha Mickoski.
Për ndarjen e Thaçit nga Fronti Europian foli edhe zëvendëskryeministri Izet Mexhiti. Tha se nuk ka ndonjë bisedë ose kontakt me Thaçin dhe nuk dihet nëse ai do të bëhet pjesë e shumicës parlamentare.
“Unë personalisht nuk kam bisedime të tilla me z.Thaçi ashtu siç edhe kam paralajmëruar para disa muajsh, ata nuk i ka lidhur bashk ideologjia ose ndonjë qëllim më i madh, por janë bashkuar për të mbijetuar në skenën politike.Kështu që në moment që nuk janë në Qeveri nuk kanë kauzë politike “ – tha Mexhiti.
Ndryshe, dje u raportua në media se kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi ka lëshuar Frontin Europian, por ka paralajëmruar so të jetë në një vijë me politikat e BDI-së.
Kujtojmë se kryetari I PDSH-së Thaci nuk morri pjesë në dy mbledhjet e fundit që kishte organizuar Fronti si koalicion, në shënimin e përvjetorit të MO dhe në presentimin e deshtimeve të qeverisë në 100 ditëshin e parë të funksionimit.
Burimi: TV KLAN