Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, po vazhdon të publikojë fotografi nga betejat me agresorin rus.
Kur janë bërë 31 ditë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, me 24 shkurt, ushtria ukrainase ka thënë se ka shkatërruar teknikën e pushtuesit në rajonin e Sumyt, përcjell Bota sot.
“Mbetjet e teknikës së pushtuesve rusë në Trostyanets në rajonin e Sumy.
Së bashku do të fitojmë!”, shkruhet në postimin e ushtrisë së Ukrainës, në Facebook./Botasot
Ushtria ukrainase ka shkatërruar teknikën e pushtuesit në rajonin e Sumyt