Betejat e ashpra po zhvillohen jashtë Severodonetsk të Ukrainës

1 minut lexim

Autoritetet ukrainase thonë se “betejat e ashpra” me Rusinë janë duke u ndezur në fshatrat jashtë qytetit lindor të Severodonetsk, të cilin forcat e Moskës janë përpjekur ta marrin nën kontroll prej javësh, raporton AL Jazeera, përcjell Bota sot.

“Tani betejat më të ashpra janë afër Severodonetsk. Ata [Rusia] nuk e kontrollojnë plotësisht qytetin”, tha në Telegram guvernatori i rajonit lindor të Lugansk, Sergiy Haiday.

“Në fshatrat afër ka luftime shumë të vështira, në Toshkivska, Zolote. Ata po përpiqen të depërtojnë, por dështojnë”, tha ai. “Mbrojtësit tanë po luftojnë rusët në të gjitha drejtimet. Kohët e fundit, ata rrëzuan një aeroplan dhe morën robër.”

Ai shtoi se Lysychansk, një qytet i kontrolluar nga ukrainas përtej një lumi nga Severodonetsk i goditur, po “granatohet rëndë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kamberi vazhdon kontratën me kampionin e Zvicrës

Story i radhës

Grubi: BDI nesër shkruan edhe një histori

Të fundit nga