Beteja vazhdon, Blake Lively dhe Justin Baldoni ngrenë kundërpadi të reja

January 2, 2025
1 minut lexim

Blake Lively dhe Justin Baldoni vijojnë betejën mes njëri-tjetrit pasi kanë ngritur kundërpadi të tjera.

Lively ngriti një padi në Nju-Jork kundër aktorit dhe ekipit të tij të marketingut duke pretenduar për ngacmim seksual dhe një skemë për njollosjen e reputacionit.

Baldoni ka ngritur  një padi ndaj New York Times që publikoi e para akuzën e aktores, duke akuzuar gazetarët për bashkëpunim me Lively që  të dëmtojnë imazhin e tij dhe duke injoruar provat që bien në kundërshtim me akuzat e saj.

Gazeta ka mohuar akuzat dhe është shprehur se artikulli “ka raportuar me përpikëri e përgjegjësi”. Aktori thotë se ekipi i tij nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur “një artikulli bombastik”.

Sipas tij, gazetarët janë mbështetur mbi komunikime “të përzgjedhura” dhe të ndryshuara, “të zhveshura nga konteksti dhe të ndara me qëllimin për të krijuar keqkuptime”.

New York Times është shprehur për BBC se artikulli “bazohet në një rishikim të mijëra faqeve të dokumenteve origjinale, përfshirë mesazhe e email-e që citohen saktësisht dhe në të gjithë artikullin”.

“Ne publikuam edhe deklaratën e plotë të Baldoni dhe ekipit të tij si përgjigje ndaj akuzave në artikull”.

Në padinë e Lively, kërkohet dëmshpërblim, përfshirë “rrogat e pashlyera” dhe para për “dhimbjen mendore dhe ankthin”. Ajo nuk e specifikon shumën.

Kurse në padinë e aktorit përfshihen shumë nga mesazhet dhe komunikimet që ka listuar Lively, të cilat ajo i ka përdorur për të akuzuar ekipin e tij për orkestrimin e një fushate në rrjetet sociale që të ndryshojë opinionin publik për të.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Më mirë vonë se kurrë: 50 vjeçe në klasë të parë

Story i radhës

U arratisën nga burgu i Shutkës, policia kap në Tetovë dy persona nga Gërçeci i Shkupit

Të fundit nga

ShkoLartë