Beteja për Rahovecin, Krasniqi: Zgjati rreth një javë, nuk ishte vetëm hakmarrje

July 19, 2023
1 minut lexim

Beteja për Rahovecin zgjati një javë ndërsa ballafaqimi ishte i ashpër, tregon ish luftëtari i UÇK-së në zonën e Rahovecit, Qemajl Krasniqi.

Krasniqi tregon se beteja e Rahovecit ishte një përpjekje legjitime për të çliruar territorin, përpjekje kjo që zgjati një javë.

“Është e vështirë të përgjigjemi se si nisi kjo betejë ngase në atë kohë kemi pasur problem me komunikim në mes formacioneve ushtarake, respektivisht njësive të UÇK-së në zonën operative të Pashtrikut. Rrugët e komunikimit ishin ndërprerë nga forcat serbe prandaj është e vështirë të thuhet se kush dhe si dhe kur u morr vendimi për të hyrë në qytetin e Rahovecit. Por, konsideroj se ishte një përpjekje legjitime e UÇK-së për të çliruar territorin…Beteja për Rahovecin zgjati përreth 1 javë. Ishte një ballafaqim jashtëzakonisht i ashpër dhe shumë i dhunshëm. Hyrja e UÇK-së në mbrëmjen e 17 korrikut në Rahovec i alarmoi organet e atëhershme serbe, ushtrinë e Policinë të cilët u mobilizuan si asnjëherë më parë në Kosovë deri në atëherë sepse në Rahovec kishte një numër të konsiderueshëm të serbëve por ishte një pikë strategjike që mund të ndikonte në fotot e luftës.. ishte një urë lidhse në mes zones operative të Pashtrikut dhe zonave të tjera të UÇK-së. Lirimi i këtij territori kishte një rëndësi të madhe strategjike për UÇK-në por poashtu edhe për palën serbe, ishte e rëndësishme për historinë e tyre dhe propagandën ndaj shqiptarëve”, ka deklaruar ai.

Tutje, Krasniqi tregon se ajo çka i ndodhi Rahovecit më shumë mund të konsiderohet një “mësim” për të tjerat zona me shqiptarë aso kohe.

‘Nuk ishte vetëm hakmarrje por ishte edhe një përpjekje për t’i dhënë mësim shqiptarve se nëse vazhdojnë edhe më tej me rezistencën, do i ndodhë ajo që i ndodhi Rahovecit”, ka treguar ai.

Më 19 korrik të vitit 1998, në Rahovec shumë shqiptarë u vranë e u plagosën si pasojë e një sulmi të forcave serbe.

Në mesin e tyre, fëmijë, gra e të moshuar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Temperaturat e larta, Bashkia e Tiranës hap tenda me mjekë për të ndihmuar qytetarët

Story i radhës

Temperatura përvëluese, pothuajse të gjitha qytetet italiane në “alarm të kuq”

Të fundit nga

ShkoLartë