schedule16:35 – 13 Shkurt, 2022
Dibra ishte bashkia e radhës e turit të takimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha të prezantimit të kandidatëve të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e 6 Marsit. Pas prezantimit të Premtim Kryemadhit para dibranëve, ish-kryeministri ka zhvilluar një takim edhe me shtabin elektoral në këtë bashki.
Sipas një njoftimi të bërë nga Komisioni i Rithemelimit, gjatë takimi është diskutuar për punën e bërë deri më tani dhe intensifikimi i saj në ditët që vijnë deri në zgjedhjet e 6 marsit. “Ai theksoi rolin e veçante qe duhet te luaj rinia Sipas Berishës, këto zgjedhje janë tejet te rëndësishme si dëshmi e rikthimit te pluralizmit ne vend”.
Gjatë takimit të sotëm Berisha u shpjegoi dibranëve se ka qenë gjithnjë kundër projekteve të Skavicës që përmbysnin tokat e qytetarëve.
Lexo edhe: Berisha në Dibër: Skavica rrezikon fshatrat, Nanos ia ktheva në 2005-n, kandidati i PS të shpjegohet
As në këtë takim nuk munguan akuzat ndaj kreut të PD Lulzim Basha për të cilin tha se ka mbetur peng i Ramës dhe dosjeve në prokuroi. Takimet në Peshkopi, Berisha i mbylli me një takim në shtabin elektoral të kandidatit Shtëpia e Lirisë, Premtim Kryemadhi. /