Besnik Tahiri flet për raportet Kosovë – SHBA

November 7, 2024
1 minut lexim

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se për katër vjet përfaqësues të shtetit, përfshirë edhe kryeministri Albin Kurti kanë përdorur gjuhë fyese gjatë zyrtarëve të administratës amerikane.

Ai tha se edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përdorur gjuhë të rëndë.

Sipas tij, kjo gjuhë nuk do të duhej të lejohej në një odë burrash në fshatin e tij, lërë më ndaj shtetit që ka çliruar Kosovën, thotë Tahiri.

Këto komente Tahiri i bëri teksa komentoi fitoren e Donald Trump dhe kritikoi Qeverinë Kurti për qasjen në raport me SHBA-të.

“Për 4 vjet, Ka një sulm të drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të shtetit, nga kryeministri i vendit ndaj sekretarit të shtetit, nga ministrja e Punëve të Jashtme e cila e godet presidentin aktual, Grenellin e shumë të tjerë me gjuhë e cila nuk do të ishte gjuhë e lejueshme në një odë burrash fshat teme, e lërë më një gjuhë aq ofenduese për një shtet që të ka çliru shkurt e shqip”, ka thënë Tahiri.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

‘Mos të vrasim njerëz kot’/ Zbardhen bisedat e SKY, ja si zotoheshin organizatorët dhe autorët e vrasjeve

Story i radhës

Pas daljes së Atillës, Drenusha ka një kërkesë për të

Të fundit nga

Gënjeshtra, dobësi apo aftësi?

A mund të na çojë një gënjeshtër e bardhë në rrugën e një mashtrimi më të madh? Pasi themi një gënjeshtër, çfarë mund të na ndalojë për të  gënjyer? Pse ndonjëherë mendojmë
ShkoLartë