Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar sot për në Athinë të Greqisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi për media.
Sipas ZKM’së, Bislimi do të ketë takime me zyrtarë qeveritarë dhe deputetë nga parlamenti grek.
“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Athinë. Gjatë kësaj vizite zyrtare, zëvendëskryeministri Bislimi do të ketë takime me zyrtarë qeveritarë dhe deputetë nga parlamenti grek”, thuhet në njoftim.