Besimi: Përkrahja për qytetarët dhe kompanitë në rishikimin është inkorporuar në disa programe prej mbi 76 milionë euro

Përkrahja për qytetarët dhe ekonominë me rishikimin e Buxhetit nuk është vetëm 76 milionë euro, të cilat janë paraparë në programin e posaçëm për masa antikrizë. Rishikimi përfshin më shumë mjete për përkrahje, që janë shpërndarë në disa pozicione dhe programe.

Kështu theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi i ftuar në emisionin “Tema e Ditës”, në Ditarin e TV Sitel.

“Si reagim ndaj krizës, që në muajin mars miratuam pako masash, e cila ishte një ndër pakot më të mëdha si pjesëmarrje në PBB-në e rajonit. Rishikimi i Buxhetit është reagim për disa prej tyre, sepse edhe pse parashikuam bafer në Buxhet – 50 milionë euro, ne krijuam masa me vlerë shumë më të madhe. Kështu që, tani me rishikimin janë bërë harmonizime dhe janë kthyer mjete në drejtim të ruajtjes së nivelit të rritjes dhe përkrahjes, tha ministri Besimi.

Gjithashtu, theksoi se rreth 11 milionë euro që janë hequr nga Programi i përkrahjes së zhvillimit dhe përkrahjes së investimeve, rikthehen me vlerë edhe më të madhe. 2.4 miliardë denarë shtesë destinohen për të hyra minimale të garantuara, për përmirësimin e gjendjes së kategorive që do të preken dhe për masa autonome që do të inkorporohen në sistem. Gjithashtu, 3.2 miliardë denarë destinohen në bujqësi.

Ministri theksoi se masat e reja do të përcaktohen pas miratimit të rishikimit të Buxhetit.

Ekipi qeveritar do të bisedojë me përfaqësuesit e odave ekonomike lidhur me pjesën e përkrahjes së ekonomisë dhe pjesën e dialogut ekonomiko-social për kategoritë ku ajo është më e nevojshme, tha ministri dhe sqaroi se do të përcaktohen amvisëritë të cilat i takojnë kategorisë që nuk mund të sigurojnë mjetet e nevojshme të shpenzimeve dhe pikërisht atyre do t’u ndihmohet, si dhe se do të krijohen masa me qëllim që mjetet e ofruara të shfrytëzohen për shpenzimet e energjisë dhe ushqimit, respektivisht si kompensim për rritjen e shpenzimeve të ushqimit dhe energjisë. Sa i përket përkrahjes së ekonomisë, njoftoi se do të vlerësohet efekti i masave ekzistuese përmes Bankës Zhvillimore.

Me këto masa, theksoi ministri se vazhdon përkrahja e të gjithë qytetarëve, përmes zbatimit të normës së zvogëluar të TVSH-së për energjinë elektrike nga 18% në 5% deri në fund të vitit, gjithashtu përmes vendosjes së sistemit të ri tarifor në lidhje me përllogaritjen e energjisë elektrike, si dhe me faktin që në tregun e rregulluar, çmimi i energjisë elektrike në vend është nën çmimin e tregut.

Ministri në intervistë theksoi se vlerësimet e të gjitha institucioneve ndërkombëtare janë se kriza do të vazhdojë dhe se është e nevojshme të sigurohet kondicion i mirë i buxhetit për t’i bërë ballë kësaj krize, ndërsa distribuimi i efektit të krizës të bëhet në mënyrë të barabartë te të gjitha palët e tanguara. Përkatësisht siç theksoi ai, “buxheti që të përballojë kostot e masave duhet të jetë më i targetuar dhe më efikas, sepse mbi të gjitha janë paratë e qytetarëve, të cilat mblidhen nga tatimet dhe nuk duhet të shpenzohen për masa që japin më pak efekte, madje edhe për ata që nuk kanë nevojë për përkrahje buxhetore, në fazë kur mjetet në tregjet financiare janë të kushtueshme.

Në buxhet, siç theksoi ministri, ka vlera më të mëdha për financim, në mënyrë që të ketë hapësirë për sigurimin e mjeteve me kushte më të favorshme në tregjet ndërkombëtare si dhe rezervë për vitin e ardhshëm.

Një pjesë e nevojave do të financohet në tregun e brendshëm, ndërsa pjesa më e madhe në tregun ndërkombëtar, ku përfshihen edhe kreditë për të cilat kemi lidhur marrëveshje. Për shembull, 100 milionë euro për EMV-në nga BERZH-i, programi me FMN-në, kredi të tjera nga Banka Botërore, IPA etj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bekteshi: Me Rregulloren e re për burimet e rinovueshme kemi krijuar kushte çdo amvisëri dhe subjekt afarist mund të vendosë fotovoltaikë në çatinë e tyre dhe të shesë energjinë elektrike të prodhuar

Story i radhës

Punonjësit në Drejtorinë e Librave Amë ndërpresin përkohësisht grevën

Të fundit nga