Besimi nga Brukseli: Jemi të përkushtuar drejt perspektivës së BE-së dhe arritjes së standardeve evropiane

February 21, 2022
min lexim

Perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pritshmëritë nga presidenca franceze për progresin e procesit të hapjes së negociatave për anëtarësim kanë qenë temat kryesore të takimit të realizuar në Bruksel, të ministrit të Financave Fatmir Besimi me komisionarin për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Oliver Varheji.

Siç kanë informuar në Ministrinë e Financave, në këtë takim u potencuan gjithashtu prioritetet e Ministrisë së Financave të orientuara drejt përforcimit të procesit reformues në fushën e menaxhimit me financat publike, përshpejtimit të rritjes përmes investimeve dhe konsolidimit të njëkohshësishëm fiskal, si dhe reformave të parapara në Programin për reforma ekonomike për periudhën 2022-2024, ku tashmë veçse kanë filluar konsultimet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe KE-së, që nënkupton arritje të standardit të BE-së.

“Do të fokusohemi në zbatimin e Planit ekonomik dhe investues që të mundësojmë arritjen e pikësynimeve të agjendës për anëtarësim në BE, duke përfshirë këtu edhe zbatimin e Agjendës së Gjelbër, Tranzicionin digjital, si dhe politikat dhe strategjitë e tjera të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, theksoi ministri Besimi në takim, ku i falënderoi për përkrahjen e ofruar ndaj vendit tonë nga BE-ja për ballafaqimin me pasojat nga pandemia e Kovid -19, si dhe për zbatimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore”, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu, qeveria është përkushtuar në mënyrë të fuqishme për përforcimin e kapaciteteve të strukturave të IPA-s dhe vlerëson rezultatin nga progresi i programit të IPA-s për vitin 2021. U miratua e dhe Plani aksional për krijimin e strukturës së IPA-s ndërsa strukturat nacionale punojnë me përkushtim në implementimin e programit rrjedhës të IPA 2 me qëllim që të shfrytëzohen sa më shumë mjetet e ndara.

“Ministri theksoi se Qeveria e re vazhdon përkushtimin e saj sa i përket vazhdimit të rrugës drejt BE-së dhe se nuk ka alternativë tjetër, ndërsa ndarja e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë do të ndikojë në kredibilitetin e të gjithë procesit të zgjerimit. Pritshmëritë e RMV-së nga presidenca franceze janë vazhdimi i përpjekjeve për tejkalimin e bllokadës nga Bullgaria. Qeveria është e gatshme që ta vazhdojë dialogun me Bullgarinë për t’i tejkaluar të gjitha çështjet që janë duke u diskutuar për bashkëpunimin sektorial dhe për të arritur zgjidhje konsensuale dhe të pranueshme për të dyja palët”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Financave.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prag tragjedie në Korçë, një subjekt tregton gaz dhe oksigjen në të njëjtin vend! Pas denoncimit, subjekti gjobitet!

Story i radhës

“Ai ka moshën e djalit tim”, Iliri flet për herë të parë për përplasjet me Donaldin

Të fundit nga

ShkoLartë